Basketboll NBA, Majemi realizon fitoren e 27 radhazi
Ndërkohë, vazhdon marshimi i pandalshëm i Majemit që ka kthyer ndeshjen në fushën e Orlandos në një stërvitje, duke mos u dhënë kurrë mundësinë vendasve të rrezikonin serinë e 27 fitoreve radhazi të kampionëve në fuqi të NBA. Suksesi 108-94 erdhi falë paraqitjes së shkëlqyer të radhës për LeBron Xhejms, i cili realizoi 24 pikë, 9 topa në tabelë e 11 pasime. Ylli i basketbollit amerikan po tregon një nivel të lartë në çdo ndeshje ndërsa po ndikon fuqishëm që ekipi i tij ti ofrohet sa më shumë thyerjes së rekordit të Los Anxhelos Leikërs me 33 fitore radhazi.Këta të fundit janë mundur nga Golden me rezultatin 109-103. Los Anxhelos Leikers janë kthyer përsëri në një zonë mjaft delikate në renditjen e Konferencës së Perëndimit, pasi tani rrezikojnë pjesëmarrjen në playoff. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për kalifornianët që kanë vetëm një ndeshje avantazh ndaj Utah duke u përpjekur të mbajnë pozicion e 8-të në renditje.Në radhët e Golden Steit shkëlqeu i zakonshmi Stefen Karri me 25 pikë, 7 topa në tabelë dhe 10 pasime. Kjo paraqitje la në hije atë të Kobi Brajant i cili me 36 pikë e 8 topa nuk arriti të ndihmonte skuadren drejt fitores edhe pse vete po kalon një formë të shkëlqyer pas dëmtimit të dy javëve më parë.Domethënëse është edhe fitorja e Uashington përballë Memfis me rezultatin 107-94, ku duhet theksuar se organizatori i vendasve, Xhon Uoll, realizoi 47 pikë, 7 topa në tabelë dhe 8 pasime.Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate:Atlanta-Indiana 94-100,Denver-Nju Orlins 86-110Filadelfia-Utah 91-107