Miqësorja Brazil-Rusi, ja formacionet e mundshme
Pas miqësores me Italinë, Brazili do të luaj sot një tjetër miqësore luksi, kësaj radhe ndaj Rusisë së drejtuar nga Fabio Kapelo. Trajneri Skolari ndryshe nga ndeshja kunder Axurrëve pritet që përballë të Rusis të luajë me formacion tjetër ku një vend duket se i është rezervuar nga minuta e parë edhe fantazistit Brazilian Rikardo Kaka. Tekniku i 5 herë kampionëve të Botës ka paralajmruar që në këtë përballje duhet të eleminohet gabimet e bëra ndaj Italisë. Nga ana tjetër Kapelo bën të fortin duke thënë se askush nuk më tremb mua dhe kombëtaren që unë drejtoj.Në këtë miqësore tekniku i Brazilit Skolari pritet që të hedhë në fushë formacionin: 4-4-2. Në portë: Hulio Sezar. Në mbrojtje Marselo, David Luiz, Tiago Silava dhe Dani Alvesh. Në mesfishë: Kaka, Fernado, Luis Gustavo dhe Oskar. Në sulm do të jetë dyshja: Nejmar dhe Fred.Nga ana tjetër tekniku i Rusisë Kapelo pritet të luaj me formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Akinfev. Në Mbrojtje: Anjukov, Vasili Berezutski, Injasheviç dhe Aleksei Berezutski. Në qender të mesfushes do të jenë Kombarov dhe Fauzolin. Ndërsa treshja Bistrov, Dzagoev dhe Shirikov do të mbeshtesin sulmuesin e vetëm Kerzhakov.Ndeshja do të luhet në orën 20 e 30, në stadiumin e Chelsit "Stemford Bridxh"