Del Bosque garanton tre pikët ndaj Francës

Pas shumë diskutimesh në mediat Spanjolle se Spanja mund të mbesë jashtë botërorit Brazil 2014 është vetë trajneri Del Boske që kërkon tre pikët e radhës që në ndeshjen e nesërme në Paris ndaj Francës për të rimarrë kreun e renditjes.Tekniku i iberikeve ka bërë të qartë se objektivi është që skuadra e tij të marrë tre pikët e radhes edhe pse luajnë në transfertë. Situata e spanjollëve në Grupin I është komplikuar pas barazimit 1-1 ndaj Finlandës pasi tashmë ata janë 2 pikë pas "Gjelave" dhe rrezikojnë të përfundojnë në playoff."Do të shkojmë në Francë për të fituar. Na mbeten edhe katër ndeshje të tjera për të luajtur ndaj duhet të jemi optimistë. Nesër luhet një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Francës, por pas saj ne do të luajmë edhe 3 ndeshje të tjera. Të shohim se si shkojnë gjërat në këtë ndeshje fillimisht pastaj do të mendojmë për ndeshjet e tjera", ishte komenti i Del Boske, i cili dëshiron të evitojë barazimin e tretë radhazi në kualifikuese që praktikisht do të vuloste pjesëmarrjen në playoff të skuadrës së tij.Duke pasur parasysh se një playoff në zonën e evropiane mund të përfshijë skuadra si Portugalia, Anglia e Suedia, që mund të përfundojnë të dytat në grupet respektive, Spanja rrezikon seriozisht të mos kualifikohet në Botërorin e radhës, ndonëse është mbajtësja e trofeut.