Oliver Birhof: Gjermania nuk e fiton Botërorin

Oliver Bierhof ka deklaruar se Gjermania e ka "thuajse të pamundur" të fitojë Botërorin 2014 pasi skuadrat evropiane kanë një disavantazh kur luajnë në Amerikën e Jugut. Turneu është zhvilluar katër herë në këtë kontinent në vitet 1930, 1950, 1962 dhe 1978, ndërsa në të gjitha rastet kanë qenë Uruguai, Brazili apo Argjentina që kanë përfunduar në vendin e parë."Për ne është thuajse e pamundur të fitojmë turneun", tha menaxheri i kombëtares gjermane që e ka fituar trofeun për herë të fundit në vitin 1990. Ky është një mal shumë i lartë për t'u ngjitur. Skuadrat e Amerikës së Jugut janë zakonisht shumë më të avantazhuara kur luajnë në kontinentin e tyre".Megjithatë, Birhof pranoi se Gjermania është në rrugë të mbarë për të marrë pjesë në aktivitet pasi po dominon grupin e saj, edhe pse kundërshtoi sugjerimet e shtypit që Federata Gjermane që tani po planifikonte qëndrimin në Brazil për turneun."Nuk po planifikojmë se ku do të qëndrojmë në Brazil, pasi nuk e dimë se në cilin grup marrim pjesë. Por nuk besoj se do të qëndrojmë në ekstrem në veri apo në jug të këtij vendi sido që të jetë", deklaroi Birhof.