Shqipëria mund Lituaninë me goleadë dhe spektakël
Supergola, dominim total dhe goleade që në pjesën e parë të lojës, kjo është Kombëtarja e Xhanni De Biazit që të gjithë duam. Pas fitores historike ndaj Norvegjisë Shqiperia ka dhënë një tjetër sinjal pozitiv duke shkaterruar Lituanin në "Qemal Stafa" me rezultatin 4-1. Kuqezonjte si rrallë herë në historinë e tyre ndaj "Baltikëve" kanë bërë rolin e liderit duke mos u mjaftuar me nje fitore të thjeshë por me një goleadë dhe me lojë përfekte.Loja nis mirë për të besuarit e De Biazit qe vihen menjeherë në kontroll të takimit. Rasti i parë ideal vjen në minutën e 25 ku lojtarët tanë krijojnë një mori rastesh në portën mike duke goditur edhe traversën me mbrojtësin Osmani. Goli i avantazhit do të mbërrijë në minutën e 31 me anë të Alban Mehës që shënon një perlë nga 35 metra me një goditje alla-Pirlo që nuk i jep mundësi portierit Shetkus të reagojë. 5 minuta më vonë vjen edhe dyfishimi i rezultatit me autor bomberin kuqezi Edgar Çanin i cili shfrytëzon në amksimum një asis perfekt të Bashës. Ky i fundit gjen rrugën e rrjetës 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë, duke shënuar golin e parë me fanellën e kombëtares që në ndeshjen e dytë me ngjyrat kuqezi. I vetmi rrezik i miqve në pjesën e parë vjen ne minute e 45 me një gjuajtje nga jashte zone por pa rrezik për portierin Ujkani që zëvendëson Berishën e dëmtuar.Ashtu si e para edhe pjesa e dytë nis mirë për djemtë e De Biazit. Bogdani ka një rast me kokë në minutën e 51 por kordinimi nuk është i duhuri. Pas 7 minutash kuqezinjtë do të shënojnë edhe golin e katërt ku në ndihmë u vjen edhe mbrojtja Lituaneze që devijon topin në portën e saj. Të ndodhur në disavantazh të thellë Lituanezët mundohen të reagojnë dhe ia arrijnë të shkurtojnë diferencat në të 74 me anë të Raziulis. Minutat e mbetura nuk do të sjellin asgjë të re përveç disa zëvendësimeve për të rifreskuar ekipet nga ana e të dyja skuadrave. Pas fitores historike ndaj Norvegjisë kuq e zinjtë japin një tjetër shpresë se kjo skuadër mund të rivalizojë denjësisht për Brazil 2014.