Holanda mund Rumaninë, vazhdon shëtitjen në grupin D

Holanda vazhdon e qetë shëtitjen në Grupin D, sepse pas 6 ndeshjesh vazhdon të kryesojë grupin me pikë të plota pa e ndjerë akoma shijen e humbjes apo të barazimit. Tulipanët mundën në “Amsterdam Arena” kombëtaren e Rumanisë me rezultatin e thellë 4-0. Mbrëmë ishte radha e Rumanisë për t'u transformuar në një viktimë të "portokallinjve", të cilët të inspiruar nga Van Persi arrijnë të sigurojnë një tjetër fitore të thellë duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drej "Brazil 2014".Dje ishte mbrëmja e bomberit të Mançester Junajtid, Van Persi, i cili pasi frymëzon me një asist golin e parë të Van der Vartit, shënon dy herë në pjesën e dytë duke siguruar fitoren e Tulipanëve. Golin e që vulosi takimin e shënojë Lens në minutën e 90.Në ndeshjet e tjera të Grupit D u shënuan këto rezultate: Estoni - Andorrë 2-0 dhe Turqi - Hungari 1-1.Kryeson grupin Holanda me 18 e ndjekur nga Hungaria me 11 pikë, Rumania 10, Turqia 7, Estonia 6, ndërsa mbyll klasifikimin Andorra me 0 pikë.Në ndershjet e tjera të luajtura dje për Eliminatoret Brazil 2014 janë shënuar këto rezultate.Në grupin A, Serbi - Skoci 2-0, Belgjikë - Maqedoni 1-0 dhe Uells - Kroaci 1-2.Kryesojnë grupin A, Belgjika dhe Kroacia me nga 16 pikë. Ndiqen nga Serbia me 7, Uellsi me 6, Maqedonia me 4 dhe Skocia me 2 pikë.Në grupin F dje janë shënuar këto rezultate: Azerbajxhan - Portugali 0-2. Dhe Irlanda e veriut - Izrael 0-2. Pas këtyre takimeve kryeson Grupin F Rusia me 12 pikë e ndjekur nga Izraeli dhe Portugalia me nga 11 pikë, Irlanda e Veriut dhe Azerbajxhani me nga 3 pikë,  ndërsa mbyll renditjen Luksenburgu me 2 pikë.Kujtojmë që në grupin E ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë dhe Grupi G dje nuk kanë luajtur asnjë ndeshje.