Messi gati për të kaluar Maradonën në renditjen golashënuesve
Lionel Messi duket se është vënë në kërkim të thyerjes së çdo rekordi të vendosur nga Legjendat e futbollit.Pasi ka provuar të mundë Gert Myler Ylli argjentinas është pranë një tjetër rekordi që mund ta thyej që në ndeshjen e radhës nëse arrin të shënojë të paktën 2 gola me kombëtaren e tij. 4 herë fituesi i topit të artë është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit të Diego Armando Maradonas përsa i përket golave të shënuar me kombëtaren e Argjentinës."Pleshti" i Barcelonës shënoi golin e tij të 32 me fanellën bardhekaltër në ndeshjen e fundit kundër Venezuelës e fituar 3-0 nga djemtë e Alejandro Sabellas. Ai ka të gjitha shanset që në ndeshjen e radhës për Eleminatoret e Kupës së Botës "Brazil 2014" të barazojë ose të thyejë rekordin e "Pibe de Oro".Maradona ka shënuar plot 34 gola me fanellën e Argjentinës dhe goli i fundit është shënuar ndaj Greqisë në Kupën e Botës që u zhvillua në Amerikë në vitin 1994.Përveç se të arrijë shifrën e një prej legjandave më të mëdha të futbollit, Lionel Messi kërkon që deri në fund të karrieres të bëhet ai lojtari që ka shënuar më shumë për kombëtaren e tij. Për ta bërë këtë ai duhet që të arrijë golashënuesin më i mirë i të gjitha kohërave për Argjentinën që është Gabriel Batistuta me 56 gola. Nëse kjo arrihet atëherë Messi do të mbetet në histori si njeriu i rekordeve dhe të tjerët që do të vijnë pas tij do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.