Shqipëri-Lituani, nesër pritet aktivizimi i lojtarëve të rinj
Pas fitores historike ndaj Norvegjise Kuqezinjtë do të rikthehen nesër për të luajtur miqësoren ndaj Lituanisë në "Qemal Stafa" në orën 20:00. Ky takim pritet të jetë një test i rëndësishëm për teknikun De Biazi të cilit i duhet që të gjejë zëvendësuesit që do të mungojnë në ndeshjen kundër Norvegjisë me 7 qershor. Edhe pse një miqësore, përballë tifozërisë vendase djemtë e teknikut Italian pritet të koleksionojnë një tjetër fitore që do të vlejë më shumë për moralin e skuadrës sesa për statistika.Ndaj Lituanisë De Biazi pritet tu japë më shumë hapësira lojtarve të rinj të cilët nuk kishin mundësi që të luanin ndaj Norvegjisë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se nga Grupi E përveç kombëtares tonë asnjë nga rivalet nuk do të luajë një ndeshje miqësore edhe pse Fifa u ka garantuar atyre një datë të lirë.Ky takim do ti shërbejë stafit drejtues dhe veçanërisht teknikut De Biazi për të provuar skema të reja por mbi të gjitha lojtaret që pritet të zëvendësojnë Canen, Lilen dhe Roshin në ndeshjen e radhës ndaj Norvegjisë të vlefshme për elimintoret Brazil 2014.Në mungesë të sulmuesit Salihi i cili ka udhëtuar drejt Kinës direkt pas ndeshjes me Nordikët, në sulm De Biazi pritet të aktivizojë dyshen premtuese Sadiku - Çani. Ndryshe nga formacioni i Oslos ku kërkohej më shumë forcë ndaj Baltikëve nesër në Qemal Stafa tekniku De Biazi pritet që të luaj një lojë më shumë tekniko-taktike se sa të bazuar te forca e lojtarëve Kuqezi. Pas fitores historike ndaj Norvegjisë pritet që në stadimin Qemal Stafa të kemi një numër të madhë tifozësh që do të mbështesin skuadrën.