De Biazi në Sport Debat: Do ndryshojmë historinë e kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare Gjani De Biazi i ftuari special në emsionin "Sport Debat" ka rrëfyer arritjet e kombëtares së Shqipërisë deri në këto momente, fitoren e ndaj Norvegjisë dhe kualitetin e skuadrës tonë kombëtare."Kemi bërë një paraqitje të mirë deri tani por duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e tjera. Ndaj Norvregjisë kemi bërë një ndeshje të madhe edhe pse nga fundi kemi vuajtur shumë. Goli i Salihit erdhi si rrjedhojë e përgatitjeve që kishim bërë edhe më përpara në durres. Skuadra ka një kontigjent të mirë që garanton shumë për të ardhmen. Deri më tani kemi bërë shumë gabime porn ë ndeshjet e tjera duhet ti përmirsojmë ato. Jemi në vend të dytë dhe kjo na bën që të shpresojmë për më shumë" tha trajneri.Më tej tekniku i kuqezinjve i pyetur se si do të shkojë ecuaria e kombëtares tonë e cila gjithmonë është renditur në tre vendet e fundit ai u shpreh se historia është bërë për të ndryshuar, por duhet të qëndrojmë me këmë në tokë pasi nuk duam që në fund të zhgënjehemi."Historia është bërë bërë për të ndryshuar dhe ne synojm që të arrimë një gjë të tillë. Jemi një grup që po mundohemi ti marrim gjërat me radhë. Po përmirësohemi nga dita në ditë dhe kjo më bën që unë të shpresoj për më shumë. Kualiteti i lojtarëve që kam në skuadër nuk është për vendet e fundit, por unë nuk mund të premtoj se do të shkojmë në Brazil pasi rruga është shumë e gjatë. Lojtarët luajnë me zemër dhe kjo më bën entuziast që të arrim diçka pozitive në këto eliminatore" tha më tej De Biazi.Shqipëria nën drejtimin e De Biazit ka arritur që në 5 ndeshje të grumbullojë 9 pikë një rekord ky duke e krahasuar me trajneret e huaj që më parë kanë drejtuar kuqezinjtë tanë. Ndërsa nesër kombëtarja do të përballet me Lituanin në një takim miqësor që De Baizit do ti shërbejë më shumë për të ndërtuar formacionin e ndeshjes së kthimit kundër Norvegjisë më 7 qershor.