Në grupin I Franca kryeson pas fitore 3-1 ndaj Gjeorgjisë
Franca ka arritur të kalojë në renditje skuadrën e Spanjës pas fitores 3-1 ndaj Gjeorgjisë dhe hapit fals të Iberikëve në shtëpi.Në “Stade de France”, në një atmosferë me të vërtetë mbreslënëse, Gjelat nuk e kanë vënë në dyshim për asnjë çastë fitoren ndaj Gjeorgjianëve.Olivier Zhirud në fund të pjesës së parë kaloi Francën në avantazh, duke i dërguar Gjelat të qetë në dhomat e zhveshjeve.Me fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Deshamp arrinë të dyfishojnë shifrat me anë të Valbuenaes që në minutën e 2 të fraksionit të dytë. 15 minuta më vonë është autori i golit Valbuena që jep një asist për Frenk Ribery, i cili nuk gabon duke shënuar golin e sigurisë për skuadrën e tij. Në minutat në vazhdim të besuarit e Deshamp me tre gola avantazh tolerojnë disi duke bërë që në fund të lojës të pësojnë golin e vetëm të takimit që shënohet nga Kobakhidze, por që nuk ndryshon rrjedhën e lojës. Ish tekniku i Monakos, Juventusit dhe Marsejës duket se ka arritur të fusë një tjetër frymë te skuadra Transalpine që po rivalizon denjësisht me kampionët në fuqi të Europës dhe Botës. Pikërisht ndaj Spanjës në Paris në mesjavën e ardhshme, do të shihet edhe vlera e vërtetë e Gjelave, të cilët kërkojnë të sigurojnë kualifikimin si kryesues të grupit I.Pas kësaj fitore dhe Barazimit 1-1 të Spanjës ndaj Finlandës, Gjelat janë ngjitur në krye të klasifikimit duke e kryesuar atë me 10 pikë. Në vendin e dytë ndodhet Spanja me 8. Vendi i tretë mbahet nga Gjergjia me 4 Bjellorusia me 3 dhe mbyll renditjen Finlanda me 2 pikë.