Holanda vazhdon dominimin në grupin D, mund edhe Estoninë

Holanda vazhdon dominimin e saj në Grupin D duke regjistruar fitore në të gjitha takimet e luajtura. Tulipanët e drejtuar nga Luis Van Gal, kanë fituar pa vështirsi ndaj skuadrës së Estonisë me rezultatin e pastër 3-0.Pjesa e parë e këtij takimi u shoqërua me vetëm një top të goditur në portë nga Van Persi, e cila zhgënjeu në maksimum 49 mijë të pranishmit në "Amsterdam Arena", aq sa portokallinjtë zbritën në dhomat e zhveshjes mes vërshëllimave.Mirëpo në pjesën e dytë Van der Vart, i cili zëvendësoi Shnajderin e dëmtuar, nuk vonoi të dhuronte avantazhin, pas vetëm 120 sekondave. Kaq mjaftoi dhe Estonia e kuptoi që Holanda vetëm kishte pritur për të mos konsumuar më shumë forca sesa nevojiteshin, edhe në pritje të Rumanisë. Pas avantazhit të mesfushorit të Hamburgut, i inspiruar nga një pasim fantastik i Janmat, është bomberi i Mançester Junajtid, Robin Van Persi, i cili dyfishon shifrat, kur kishin mbetur 20 minuta nga fundi. Mirëpo nuk mbaron këtu, sepse Shaken vulos shifrat në 3-0,  5 minuta para përfundimit, duke shndërruar vërshëllimat e pjesës së parë në ovacione.Në ndeshjet e tjera të grupit D janë shënuar këto rezultate: Andorra - Turqi 0-2 ndërsa Hungari - Rumani ka përfundur në barazim 2-2.Pas këtyre rezultateve në grupin D udhëheq Holanda me 15 pikë e ndjekur nga Hungaria dhe Rumania me nga 10 pikë. Turqia 6, Estonia 3 dhe Moladavai mbyll renditjen me 0 pikë.