Gjermani bën detyrën ndaj Kazakistanit, fiton 3-0 dhe vazhdon kryesimin e grupit

Dueli mes "Gjigandëve gjerman " dhe "Amatorëve " nga Kazakistani nuk pati surpriza.Pancerat, ashtu si në dy sfidat e fundit, i ka dhënë leksione Kazakistanasit, duke i mundur ata lehtësisht me rezultatin 0-3. Në tapetin artificial të "Astana-Arena", të besuarve të Lëv u kanë mjaftuar 25 minutat e para për të gjetur dy herë rrugën e rrjetës dhe për të siguruar fitoren që në fraksionin e parë të lojës. Mesfushori  bavarez, Shvajnshtaiger, realizon golin e parë në minutën e 20, ndërsa  Gëce vetëm 2 minuta më vonë arrinë të dyfishojë shifrat . Në pjesen e dytë, emrin në listën e golashënuesve do ta shënojë edhe një tjetër bavarez, Myler, i cili shënon golin e tretë dhe të fundit të takimit në minutën e 74 duke vulosur shifrat e këtij takimi në temperaturat - 4 gradë.Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, për herë të parë në historinë e futbollit gjerman, vuri në funksion një skemë krejt të re, e cila i ngjason më shumë asaj të Barcelonës. Në mungesë të qendërsulmuesit Mario Gomez, Lëv programoi disa ndryshime skematike, ku bazohej më shumë tek ajo 4-3-3 si Barcelona kundër Milanit në Champions ku rolin e Mesit e bëri Mario Gëce. Ndërkohë në këtë transfertë ka debutuar nga minuta e parë Julian Draksler, por talenti i Shalkes pas një përplasjeje me Gurman mbeti i dëmtuar dhe u zëvendësua nga Podolski. Mesfushori i Arsenalit zhvilloi ndeshjen e tij të 108- të, duke barazuar pjesëmarrjet e Klinsmanit. Në ndeshjen e tjera të këtij Grupi u shënuan këto rezultate: Austria shkatërrojë Ishujt Faroe 6-0 ndërsa Suedia barazoi me Irlandën me rrjeta të paprekura.Renditjen e grupit C e kryeson Gjermania me 13 pikë e ndjekur nga Suedia me 8, Austria dhe irlanda me nga 7, Kazakistani me 1 pikë dhe mbyllin renditjen ishujt Faroe me 0 pikë.