Anglia shkatërron San Marinon duke fituar me rezultatin e thellë 8-0

Tre Luanët nuk kanë aspak mëshirë për ishullorët duke e kthyer ndeshjen më shumë në një takim stërvitor sesa të vlefshëm për eliminatoret Brazil 2014. Ndaj një skuadre amatore, të besuarit e Hoxhson shkaktuan një tërmet 8 ballësh, duke konfirmuar edhe një herë forcën e tyre ndaj një kundërshtari shumë të dobët për të mos thënë më të dobëtin e këtyre eliminatorëve.Pesë prej  golave, Tre luanët i realizuan brenda 45 minutave të para. Serinë e golave e hap një autogol i vendasve në minutën e 12, ndërsa Çembërlein, Defo, Jang  dhe Lampard vulosin shifrat e pjesës së parë ku shihet qartë epërsia e kombëtares angleze.Pjesa e dytë fillon përsëri me një gol të shpejtë për të besuarit e Hoxhson. Sulmuesi i Manchester United realizon golin e 6-të për skuadrën e tre Luanve. Goli i shtatë realizohet nga sulmuesi i Liverpul, Sterrixh në minutën e 70, ndërsa 7 minuta më vonë do të realizohet edhe goli i fundit i këtij takimi, me autor përsëri Defo, i cili shënon një dopiet personale. Pas kësaj fitore të rëndësishme Anglia do të luajë një ndeshje jetike ndaj Malit të Zi të Martën, e vlefshme për kryesimin e grupit.Në takimet e tjera të grupit H, Mali i Zi mundi në transfertë Moldavinë me rezultatin 0-1. Polonia u mund në shtëpi nga Ukraina me shifrat 1-3.Pas këtyre ndeshjeve kryeson Grupin H Mali i Zi me 13 pikë, Anglia në vendin e dytë me 11 pikë, Ukraina dhe Polonia me nga 5 pikë, Moldavia në vendin e 5 me 1 pikë më pak, ndërsa mbyll klasifikimin San Marino me 0 pikë.