Argjentina dhe Kolumbia, të pandalshme në zonën Amerikano Latine
Argjentina dhe Kolumbia kanë vijuar serinë e fitoreve për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Botërorin Brazil 2014. Të udhëhequr nga yjet e tyre, Lionel Mesi dhe Radamel Falkao, këto kombëtare kanë treguar se po dominojnë pa shumë probleme zonën e Amerikës së Jugut.Argjentina fitoi 3-0 përballë Venezuelës me një paraqitje shkëlqyese të dyshes Mesi-Higuain, ku i pari ka krijuar raste të panumërta për shokun e skuadrës që gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Edhe vetë "Pleshti" arriti të shënonte në këtë sfidë, ndonëse golin e realizoi falë një goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Ylli i katalanasve tregoi edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon, ndërsa është kthyer në një lider të padiskutueshen edhe për kombëtaren e Argjentinës. Përveç fitores së pastër të Bardhekaltërve, një fitore me mjaftë vlera ka arritur edhe Kolombia e ish-trajnerit të Argjentinës, Hose Pekerman. Këta të fundit kanë gjetur rrugën e rrjetës me 5 lojtarë të ndryshëm për të siguruar fitoren e thellë 5-0 ndaj Bolivisë. Në ndeshjet e tjera të zonës Amerikano Latine janë shënuar këto rezultate:Uruguai - Paraguai 1-1Peru - Kili 1-0Grupin e Amerikës Latine e kryeson Argjentina me 23 pikë, Kolumbia me 19, Ekuadori në vendin e tretë me 17 pikë, Uruguai me 13, Venezuela dhe Kili me 12, Peruja në vendin e 7 me 11 pikë, ndërsa mbyllin klasifikimin Bolivia dhe Paraguai me nga 8 pikë.