Derbi Ballkanik Kroaci-Serbi përfundon 2-0
Pritej të ishte një ndeshje e luftuar, pasojë dhe e rivalitetit që ekzistonte jashtë fushe mes Kroacisë dhe Serbisë, por në fakt kjo përballje, rezultoi një sukses i madh për kombëtaren e Stimaç dhe një zhgënjim për të besuarit e Mihajloviç, që bëhen për dush të ftohtë në Zagreb.Vendasit dominojnë, konfirmojnë veten si lider aktualë në futbollin ballkanas, fitojnë 2-0 dhe blindojnë vendin e parë në grupin A, ku kualifikimi i tyre tashmë duket se do të jetë thjesht një formalitet.Kroatët tregohen më kërkues që në fillim të lojës duke zgjidhur gjithëçka që në pjesën e parë të ndeshjes, falë edhe gabimeve në mbrojtje të skuadrës serbe. Në fillim, sulmuesi i Bajern Mynih, Mandzukiç, shbllokon shifrat pas një gabimi të mbrojtësit Kolarov. Ndërsa goli i dytë vjen përsëri nga një moment i pasigurt në mbrojtjen e të besuarve të Mihajloviç. Në Minutën e 37, Oliç gjendet në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën e Serbëve që pas kësaj disfate janë shumë larg pretendimeve për të marrë pjesë në Brazil 2014.Në ndeshjet e tjera të Grupit A, Belgjika ka mundur Maqedoninë në transfertë me rezultatin 0-2, ndërsa Skocia ka humbur në shtëpi ndaj Uellsit 1-2.Në grupin A kryesojnë Belgjika dhe Kroacia me nga 13 pikë. Uellsi mban vendin e 3-të me 6 pikë, Serbia dhe Maqedonia me 4 pikë, ndërsa mbyll renditjen Skocia me vetëm 1 pikë.