Shqipëria shkrin "akujt nordik ", mund Norvegjinë 0-1

Shqipëria shkrin “akujt nordik” dhe rrit shpresat për një kualifikim drejt Botërorit "Brazil 2014". Kuqezinjtë tanë kanë pushtuar Oslon duke mundur Norvegjezët me rezultatin minimal 1-0.Goli spektakolar i Hamdi Salihit ka ngritur në qiellin e shtatë mbarë kombin shqiptar, dhe mbi të gjitha mijra tifozë kuqezi që kishin udhëtuar drej Norvegjisë për të mbështetur kombëtaren e tyre të zemrës.Ndeshja nis me një rast të artë për tanët. Vetëm 2 minuta lojë i duhen Salihit për të shënjestruar për herë të parë portën norvegjeze, por roveshata e tij ndalet nga portieri nordik, Jarstein. Djemtë e De Biazit vazhdojnë të bëjnë një paraqitje të shkëlqyer ndërsa kanë një tjetër rast të pastër për të gjetur rrugën e rrjetës me anë të Migjen Bashës, që debuton për herë të parë me kuqezinjtë. Nga ana tjetër vendasit bëjnë shumë pak në 45 minutat e para duke iu afruar portës vetëm në dy raste por pa rrezikuar seriozisht portën e Berishës.Fragmenti i dytë i lojës nis përsëri mirë për kombtaren tonë e cila kishte shkuar në Norvegji me synime të qarta për të marrë një rezultat pozitiv. Minuta e 62 është edhe minuta e e artë për kuqezinjtë. Një skemë e realizuar në mënyrë përfekte nga Bulku dhe Salihi bën që ky i fundit të shënojë një nga golat më të bukur dhe vendimtarë të karrieres duke i dhënë avantazhin kombtares. 10 minuta më vonë është përsëri shkodrani që ka një tjetër rast për të dyfishuar rezultatin, por kësaj radhe kordinimi nuk është i duhuri dhe topi kalon mbi traun e portës. Vendasit mundohen të reagojnë, por Berisha tregohet në një natë perfekte duke neutralizuar disa raste të pastra radhazi dhe duke mbajtur të paprekur katërkëndëshin e portës. Djemtë e De Biazit reagojnë me anë të kundërsulmeve por minutat e fundit janë një ferr i vërtetë. Dalja e Lilës me karton të kuq për herë të dytë nga i njëjti arbitër, holandezi Keivin Blom, i rrezikon jo pak gjërat, por Berisha tregon edhe një herë vlerat e tij në minutën e 91 duke u mohur nordikëve një gol të sigurt.Kombëtarja merr një fitore historike në Norvegji, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve dhe duke lënë pas pikërisht nordikët me të cilët do të luajmë ndeshjen e kthimit në Tiranë me 7 Qershor.