Barazon Portugalia, Ronaldo jo ne një ditë të mirë.

Gola, emocione dhe spektakël në ndeshjen e parë të ditës së sotme të Grupit F mes Izraelit dhe Portugalisë.Sfida mes dy kombëtareve që luajnë për vendin e dytë në grup u mbyll me rezultatin 3-3, por duke parë se si rrodhi ndeshja kjo mund të quhet një pikë e artë për portugezët.Luzitanët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me Bruno Alves, por izraelitët u kundërpërgjigjën duke shënuar 3 herë rresht me Hemed 24, Ben Basa 40 dhe Gershon në minutën e 70.Kur u la të kuptohej se vendasit morën tre pikët, Portugalia shkurtoi diferencën në minutën e 70 me Postigan, ndërsa në minutën e fundit, Fabio Coentrao, shënoi golin e barazimit dhe të shpëtimit për luzitanët. Ndërkohë, ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo nuk ka qënë në një ditë shumë të mirë.Aktualisht grupi kryesohet nga Rusia me 12 pikë dhe një ndeshje më pak ndërsa Izraeli dhe Portugalia kanë nga 8 pikë.