Yamaha prezanton motorin e ri që quhet YZR-M1

Është prezantuar në Jerez, Motori i ri Yamaha YZR-M1, që do të pilotohet për sezonin 2013 nga Valentino Rosi dhe Jorge Lorenzo.Këtë vit skudreria Japoneze kërkon të dominjë Moto GP, pasi në skuadër ka bashkuar dy kampion të mëdhenj si Doktori dhe piloti spanjoll Lorenzo.Sezoni 2013 pritet të jetë një shpërthim për Italianin Rosi që me skuadrën Dukati vitin e kaluar bëri shumë pak për të mos thënë asgjë. Sipas 7 herë kampionit të botës ka thënë se faji për gjendjen e tij te Dukati ishte i skuderisë, pasi nuk i siguruan asnjëherë një motor të përshtatshëm.Me rikthimin te Yahama, "The Doctor" pritet të rikthehet në ditët e tij më të mira dhe pse jo të pretendojë për titullin kampion.Rivaliteti fillon brenda skuadrës, me kampionin në fuqi Lorenzo, ndërsa pritet që edhe skuaderit e tjera ta ndezin Motot GP e këtij sezoni.