Seria A, statistika dhe kuriozitete për sezonin 2012-2013

Seria A ka humbur shumë nga shkëlqimi i saj në vitet e fundit por disa statistika vazhdojnë ti japin një tjetër kuptim këtij kampionati që para disa viteve ka patur në përbërje yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Kryesimi i Juventusit me 65 pikët në kampionat Juventus, apo 20 golat e Cavanit, që kryeson tabelën e kryegolashënuesve të Serie A, nuk përbëjnë ndonjë gjë të re. Por ka edhe disa statistika të tjera, që i japin një kuptim më të thellë kampionatit italian.13 pikë ka grumbulluar trajneri Andreazzoli që kur ka marrë drejtimin e skuadrës së Romës. Përpara tij, vetëm Capello ka arritur të marrë më shumë pikë, i cili në 6 ndeshje ka grumbulluar 14 pikë.226 gola ka shënuar Francesco Totti në Serie A me fanellën e Romës. Totti është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave, dhe tani është vënë në ndjekje të vendit të parë, të cilin e mban Piola me 274 gola. 101 kilometra në orë ka qenë shpejtësia e topit të goditur nga Totti të dielën gjatë sfidës kundër Parmës, për fat të keq gjuajtja e kapitenit verdhekuq u përplas në traversë.30 qepje i janë bërë mbrojtësit të Juventusit, Caseres, pas atij aksidenti në rrugë me makinë. 2.10 është mesatarja e pikëve që merrte Lazio me Klosen në fushë. Por në mungesë të gjermanit tani kjo mesatare ka zbritur në 0.56 pikë për ndeshje.7 gola në 6 ndeshje ka shënuar Balotelli te Milani. Një gjë të tillë më parë e ka bërë vetëm Shevchenko. 14 pikë nga 18 të mundshme ka grumbulluar Milani me Mario Balotellin në fushë.729 janë minutat që ka qëndruar pa bërë gol sulmuesi i Napolit Edison Cavani. 70 milionë euro kërkon presidenti De Laurentiis për kartonin e uruguajanit, i cili për herë të tretë ka arritur të kapë kuotën e 20 golave në kampionat. Gjatë 50 viteve të fundit një arritje të tillë e kanë bërë vetëm Batistuta dhe Di Natale.