FIFA reagon ndaj akuzave të Mourinhos për korrupsion
Pas deklaratave së Mourinjos për korrupsion votash në FIFA ka ardhur mënjëherë reagimi i Institucionit më të lartë të futbollit. Drejtuesit e FIFA-s kanë mbajtur publikisht qëndrim kundër Zhoze Murinjos dhe akuzave të këtij të fundit për manipulim në votimin dhe numërimin e votave për çmimin "Trajneri i Vitit", të fituar nga Vicente Del Boske dhe ku portugezi doli i dyti në renditje."A pendohem që nuk shkova te mbrëmja gala? Jo, ishte vendim i drejtë. Më telefonuan më shumë se një herë. Dy apo tre persona më thanë se kanë votuar për mua por ata rezultonin të kishin dhënë vota të tjera, ndaj unë vendosa të mos shkoj. FIFA dinte që kishte parregullsi por nuk bëri asnjë hap për të ndrequr padrejtësitë", ishte akuza e lëshuar nga Murinjo nëpërmjet televizionit kombëtar portugez.Por FIFA është kundërpërgjigjur duke i cilësuar absurde këto pretendime të trajnerit të Real Madrid."Mund të konfirmojmë se lista e votave të publikuara në FIFA.com është e saktë", ishte deklarata e dalë nga zyra e shtypit e këtij institucioni rreth kësaj çështje që ka shkaktuar shumë bujë, pasi Murinjo në mënyrë indirekte ka akuzuar Vicente Del Bosken se ka ndërhyrë nëpërmjet miqësive për të fituar këtë çmim. Ato që thotë Mourinjo janë akuza të pabazuar në fakte. Po të dojë ai mund të vijë dhe të shohë vet me sytë e tij të gjitha votat", shkruhej në deklaratën e zyrës së shtypit të FIFA-s.