De Biasi publikon listën e kombëtares për ndeshjen ndaj Norvegjisë

Trajneri i skuadrës kombëtare Xhiani De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në dy ndeshjet e ardhshme të muajit Mars, ndaj Norvegjisë për Eliminatoret Brazil 2014 dhe Lituanisë për miqesore.Ajo që bie ne sy në këtë grumbullim është se thirrja për herë të parë në kombëtare e tre lojtarëve Migjen Basha, Valdet Rama dhe Elseid Hysaj. Ky i fundit si një talent i futbollit shqiptar që premton shumë për të ardhmen. Tekniku De Biazi ka rikthyer edhe një herë në kombëtare sulmuesin shkodran Salihi pas golave të shënuar në Kinën e largët. Lista e Kombëtares Shqiptare vijon si më poshtëSamir Ujkani      -   KievoEtrit Berisha       -   KalmarOrges Shehi        -  SkënderbeuLorik Cana         -   LacioDebatik Curri       -  GenshlerbirlixhiAndi Lila             -  PAS JanninaMërgim Mavraj   -  Greuther FurthFranc Veliu          -  FlamurtariElseid Hysaj         -  EmpoliTefik Osmani        -  TeutaArmend Dallku     -  Vorskla PoltavaOdise Roshi FSV  -  FrankfurtAlban Meha          -  Paderborn 07Emiliano Vila       -  PAS JanninaMigjen Basha       -  TorinoAnsi Agolli           -  QarabakArmando Vajushi -  Liteks LoveçErvin Bulku          -  SepahanValdet Rama         -  Real ValladolidSabien Lilaj          -  SkënderbeuJahmir Hyka         -  LucernArmando Sadiku   -  LuganoErjon Bodgani      -  SienaEdgar Çani           -   KataniaHamdi Salihi        -  JiangsuPër këto dy takime tekniku De Biazi vazhdon të injorojë grumbullimin  e Xhevahir Sukaj që po shkëlqen në Iran me skuadrën e Sepeha si dhe Besart Berishën që luan në Australi.