Përgatitiet kontrata e përjetshme për teknikun Konte
Drejtuesit bardhezi po përgatisin një projekt të veçantë për skuadrën e Juentusit ndërsa mendojnë që njëriu kryesor për të ardhmen e Zonjës së Vjetër do të jetë tekniku aktual i bardhezinjve Antonio Konte. Pas fitore ndaj Bolonjes dhe arritjeve të deritanishme në Chempions Ligë dirigjenca Bardhezi po mendon një të ardhme të gjatë të Kontes në drejtimin e skuadrës. Numri 1 i pankines së Juventusit është prej kohesh në shënjestër të klubeve të mëdha europiane ku Chelsi duket më favorit por edhe Real Madrid nuk mbetet prapa. Për të larguar çdo dyshim në lidhje me një largim të mundshëm drejtori i përgjithshëm Marota në bashkpunim me pjesën tjetër të stafit drejtues po mendon që Kontes ti sigurohet një kontratë alla Ferguson, që do të thotë një përjetësi me ngjyrat bardh e zi.Për të hequr këto hije dushimi Bepe Marota në një prononcim për mediat italiane ka deklaruar se: "Është e qartë se një trajner nuk mund të jetë një jetë në një shoqëri, por unë jam i sigurt se në vitet e ardhshme Konte do të vazhdojë bashkëpunimin me ne. Situata në fakt është përkeqësuar: çdo herë që kemi luajtur në transfert jemi të shoqëruar nga polici e blinduar, e cila mundohet të bëjë fortifikime nga gurët e hedhur".Ai ka theksuar gjithashtu se: “Konte po bën një punë të shkëlqyer me juventusin në këto dy vite si trajner. Ne po bëjm përpjekjet maksimale që ai të vazhdojë të jetë pjesë e skuadres tonë. Madje unë kam biseduar edhe me presidentet e klubit që Kontes ti sigurojmë një kontratë që do ta mbajë atë të lidhur për shumë kohë me ne dhe për të larguar një herë e mirë nga zërat që flasin për një largim të mundshëm. Kjo mbetet për tu parë pasi duhet marrë në konsiderat edhe dëshira e teknikut. Ne duam që ai të jetë një Ferguson i dytë por kjo nuk varet vetem nga ne”.Në fund të intervistës, Marrota ka folur edhe për mundësinë e rikthimit të gjigandit suedez në Torino: "E përsëris edhe një herë se Ibra nuk do të jetë te Juventusi," - ka pohuar shkurt e prerë drejtori i përgjithshëm bardhezi.