Basha merr zyrtarisht lejen nga FIFA per tu aktivizuar me Shqiperinë kundër Norvegjisë

Edhe pse flitej se mund të luante vetëm në ndeshje miqsore tashmë ëshë bërë zyrtare që Migjen Basha të jetë pjesë e kombëtares që në ndeshjen e eliminatoreve Brazil 2014. Organizmi më i lartë i futbollit botëror FIFA i ka dhënë dritën jeshile sulmuesit të Torinos për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi, gjë të cilën do ta bëjë që nga ndeshja e radhës, ajo mes Norvegjisë dhe Shqipërisë, në Oslo.Miratimi i FIFA-s mbërriti pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetë futbollistit Basha, që aktualisht luan në Serinë A për skuadrën e Torinos.Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s mundëson që Basha të luajë ndeshjen e parë me kombëtaren kuq e zi që ditën e Premte. Miratimi i Fifa-s që mesfushori kosovar të aktivizohet që në ndeshjen ndaj Norvegjisë do të thotë një mundësi më shumë taktike në mesfushë për trajnerin e kombëtares, Gianni De Biasi.Migjen Basha ka lindur në Zvicër më 9 Qershor 1987 nga dy prindër shqipëtarë nga Suhareka e Kosovës. Karrierën e tij në futbollin profesionist e nisi me Luisanën në vitin 2004-2005. Në 2006 kaloi tek Lukese. Një vit më vonë tek Viareggio, më pas në 2008 deri në 2010 tek Rimini dhe Frosinone. 2010-2012 kaloi tek Atalanta, skuadër që e huazoi tek Torino. Po në të njëjtin vit, skuadra torineze blen kartonin e tij.Sa i përket ndeshjeve me kombëtaren, Basha ka luajtur në ekipet e grupmoshave të reja për Zvicrën, shtatë ndeshje me U19 dhe një ndeshje me U21. Tani pas shumë diskutimesh e kërkesash ka ardhur edhe vendimi përfundimtar që Basha të luajë ndeshjen e parë me kombëtaren kuq e zi që ndaj Norvegjisë në Oslo të premten në mbrëmje.