Alonso në Malajzi shënon garën e 200 në Formula 1

Fernando Alonso që shihet si pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion në Formula 1 së bashku me Vetel do të zhvillojë garën e tij të 200 në Formulën 1 këtë të dielë në Sepang të Malajzisë.Piloti i Ferrarit do e festojë këtë arritje në Kuala Lumpur, një vend që i ka dhuruar shumë kënaqësi pasi aty ka arritur 5 herë në podium, ku përfshihen edhe 3 fitore në 2005, 2007 dhe 2012.31-vjeçari spanjoll ka debutuar në Formulën 1 me makinën Minardi në 4 mars të vitit 2001, në Australi. Që nga atëherë, Alonso numëron 198 gara të zhvilluara. Ndërsa në garën e SHBA-së të vitit 2005 nuk u nis ashtu siç bënë shumica e pilotëve për shkak të pasigurisë që ofronin gomat, por ishte i pranishëm në provat e lira dhe ato zyrtare.Alonso ka fituar gjatë karrierës së tij 30 gara, ka arritur 87 herë në podium dhe është shpallur 2 herë kampion. Ai ka fituar 4 tituj konstruktoresh ndërsa ka qenë për më tepër se 19 herë piloti më i shpejtë në pista të ndryshme.“Në prag të këtij jubilari garash të zhvilluara piloti i kokuqes është shprehur mjaft i lumtur për arritjet e tij deri më tani. "Ndjehem i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e këtij eventi madhështor. Në Malajzi kërkoj që të bëj më të mirën që në fund festa të jetë e merituar. Ky vit besoj se është vit im dhe i Ferrarit pasi instruktorët më kanë vënë në dispozicion një makinë përfekte me të cilën dëshiroj të përmirësoj gabimet e një viti më pare” u shpreh piloti spanjoll i Ferrarit.