“Avullojnë” biletat për sfidën PSG-Barcelona

Edhe pse duhen edhe tre javë për të luajtur përballjen ndaj Barcelonës në Francë tifozët e PSG kërkojnë që tani një biletë për të parë nga afër këtë sfidë dhe yjet katalanas. Stadiumi "Parc Des Princes" i qytetit të Parisit është nën një shtetrrethim të mirëfilltë, pasi me mijëra tifozë kanë rendur për të siguruar një biletë për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.Klubi filloi të shiste biletat e ndeshjes në internet të premten, por duke parë kërkesën e jashtëzakonshme që lindi menjëherë pasi u mësua se kundërshtari i radhës ishte Barcelona, u vendos që të ndërpritej shitja online.Fillimisht u nxorën në shitje rreth 1 mijë bileta gjatë të shtunës, ndërsa tani janë nxjerrë në shitje një pjesë tjetër e biletave, që kushtojnë deri në 350 euro, në varësi të vendeve në stadium. Për të siguruar një biletë për sfidën ndaj Katalanasve në kryeqytetin francez duhet menduar që tani pasi në ditët e ardhshme ata do të jenë të rezervuara plotësisht.PSG mungon në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve që nga viti 1995, atëherë kur si rival kishte pikërisht Barcelonën të cilën e eliminoi duke kaluar në gjysmëfinalet e turneut, për t'u mundur më pas nga Juventus, që u shpall edhe fitues i aktivitetit.