Kombëtarja udhëton drejt Oslos, synon rezultat pozitiv
Kombëtaraja shqiptare ka lënë sot në mëngjes Shqipërinë për të udhëtuar drej kryeqytetit Norvegjez Oslo ku pritet të akomodohet për ndeshjen e ditës së nesërme kundër Nordikëve.Kuq e zinjtë janë akomoduar në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit ndërkohë që sot në orën 19:00 do të zhvillojnë edhe seancën stërvitore të fundit pra ndeshjes me Norvegjezët.Kjo seancë do të kryhet në stadiumin "Ulleval" aty ku të besuarit e teknikut de Biazi do të zbresin në fushë për tu përballur me vendasit. Ky impiant ka një kapacitet prej 25 mijë vende por mediat norvegjeze bëjnë të ditur se nuk do të ketë më shumë se 12 mijë tifozë, një e dhënë shumë e mirë për kuq e zinjtë të cilët nuk do të ndjejnë shumë presionin e lojtarit të 13. Nga ana tjetër numri i tifozëve shqiptarë që mund të ndjekin nga afër këtë ndeshje pritet ti kalojë 12 mijë. Shumica e të cilve pritet të jenë emigrantë në vendet Nordike.Bilanci i Shqipërisë ndaj Norvegjezëve nuk është shumë i keq sidomos në transfertë. Në ndeshjen e vetme që kemi luajtur në Oslo kuq e zinjtë tanë kanë arritur të marrin një barazim 2-2 në vitin 1998. Ndërsa kemi humbur në Tiran 1 vit më vonë me shifrat 1-2.Në dy ndeshje të luajtura me Norvegjezët kombëtarja jonë ka regjistruar 1 humbje dhe 1 barazim, të dhënë këto që në lënë të shpresojmë në një rezultat tjetër pozitiv të mundshëm. Tekniku De Biazi e ka përgatitur në maksimum këtë takim ndërsa edhe impenjimi i djemëve tanë kuqezi pritet të jetë në lartësinë e duhur.Ndryshe nga ndeshjet e tjera në transfertë kombëtaraja jonë pritet të luajë këtë takim me një fanellë të bardhë dhe me vija të kuqe. Ky ndryshim ka ardhur nga akuzat e shumta që u bënë për ngjasimin që kishte fanella e përdorur ndaj Zvicrës me atë të Greqisë.