Doktor Fuentes: Ka shumë sportistë të varur nga dopingu
Doktori spanjoll Eufemiano Fuentes, i cili aktualisht është nën gjykim për drejtimin e një rrjeti dopingu në çiklizëm, ka bërë të qartë se është gati të tregojë emrat e klientëve të tij. Doktori i famshëm, i cili rrezikon deri në 2 vite e gjysmë burg për akuzat ndaj tij, ka treguar që në seancat e mëparshme se në klientët e tij përfshihen edhe futbollistë, atletë, tenistë dhe boksierë.Në deklaraten e tij ai është shprehur i gatshëm të publikojë këto emra nëse i kërkohet. Kjo mund të shkaktojë një tronditje të mëdh në sportin botëror, nëse konfirmohet se mes tyre janë shumë sportistë të njohur."Nëse autoritetet anti-doping mendojnë se unë jam i vlefshëm dhe më kërkojnë të bashkëpunoj, unë do të isha gati për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që nuk di me siguri është nëse gjërat që unë di mund t'i ndihmojnë apo jo. Kjo do të ishte në shkëmbim të bashkëpunimit reciprok. Nëse lista do të ishte e domosdoshme për këtë bashkëpunim, unë jam gati ta shkruaj atë" ka theksuar Fuentes.Të gjithë presin që nga lista e Fuentes të dalin edhe emra futbollistësh, një sport i cili është sulmuar kohët e fundit nga UADA pasi nuk kryen teste gjaku, ku mund të fshihet përdorimi i substancave të ndaluara.