Lazio i vetmi që dështon

Java e 29-të kampionatit Italian është shoqëruar me surpriza emocione dhe gola të shumtë. Përballjet më më shumë gola kanë qenë Napoli -Atalana dhe Fiorentina - Xhenova.Në San Paolo të besuarit e Maxarrit kanë arritur të sigurojnë një fitore të rëndësisheme në shifrat 3-2 kundër Bergamaskëve. Kavani ka udhëhequr napolitanët duke mbajtur skuadrën e tij në vendin e dytë të klasifikimit të Serisë A.Bomberi ka shënuar dy gola në këtë sfidë, duke gjetur rrugën e rrjetës pas një "thatësire" që zgjaste prej 5 ndeshjesh. Por për të vulosur fitoren është dashur goli i një tjetër sulmuesi që qëndronte në hije prej shumë kohësh, Goran Pandev, i cili kishte më shumë se 5 muaj që nuk gjente rrugën e rrjetës.Me të njëjtin rezultat si ai i San Paolos është mbylluar edhe sfida e Firences mes vendasve të Fiorentines dhe ekipit të Xhenoas. Skuadra e Monteles ka treguar edhe një herë se këtë vitë kërkon një përfaqsim denjitoz ku objektivat janë të qarta sigurimi i një vendi në kupat e Europës.Po ashtu edhe roma që luftonë për një vend të kupat e Europes ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj parmes me Reazultatin 2-0. Golat e Lameles dhe Totit u kanë Verdhekuqve që të vazhdojnë të mbajn ritmin e skuadrave që synojnë kupat e Europes.Surpriza e kësaj fundjave ka qenë fitorja e Torinos ndaj Kryeqytetasve të Lacios me rezultatin minimal 1-0. Në derbin mes Shqiptarëve Cana dhe Basha ky i fundit ka dalë triumfues ndaj kapitenit të kombtares me të cilin do të luaj të premten së bashku me ngjyrat e kombtares.Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Xhonatan në pjesen e parë.  Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave janë shënuar këto rezultate: Katania - Udineze 3-2,      Bolonja - Juventus 0-2,  Siena - Kaliari 0-0, Milan - Palermo 2-0 Fiorentina - Xhenova 3-2,  Napoli - Atalanta 3-2, Peskara - Kievo 0-2, Roma - Parma 2-0, Sampdoria - Inter e shtyre  dhe Torino - Lazio 1-0