Milan i përgjigjet Juventusit me të njëjtat shifra

Juventusi po kërkon që të mbyllë sa më shpejt luftën për titull në Itali që të përqëndrohet tërësisht në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Mynih. Sinjalet më të qarta iu dhanë me fitoren bindëse 2-0 në transfertë përballë Bolonjës e cila kishte mundur në javët e mëparshme dy ekipe që luftojnë për Ligën e Kampioneve si Fiorentina dhe Inter. Protagonisti absolut i takimit ishte Mirko Vuçiniç, që shënoi golin e avantazhit për skuadrën torineze në minutën e 62-të, ndërsa në minutën e 74-t ishte po ai që dha pasimin për golin e dytë të realizuar nga Markizio. Me këtë fitore Bardhezinjtë vazhdojnë të udhëheqin kampionatin të shkëputur me 9 pikë nga vendi I dytë.Një fitore me shifra të njëjta me ato të bardhezinjve ka arritur edhe skuadra e Milan e cila ka mundur në San Siro ekipin e Palermos me rezultatin 2-0. Të besuarit e Alegrit u rikthyen te fitorja pas disfatës në Chempions Ligë kundër Barcelonës. Baloteli që tashmë është bërë një nga lojtaret më të rëndësishëm për kuqezinjtë kalon skuadrën e tij në avantazh që në minutën e nëntë me anë të një 11-metershi. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat minimal 1-0 ndërsa në të dytën është sërisht Supermario ai që do të shënojë një dopiet përsonale dhe do të vulosë rezultatin përfundimtarë në minutaen e 66-të. Në minutat në vijim do të ketë edhe të tjerë raste por rezultati do të mbetet I pandryshuar deri në vërshëllimen e fundit.Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në kuoten 54 pikëve dhe vazhdon të mbajë nën presion Napolin e vendit të dytë që ka aktualishtë vetem tre pikë më shumë sesa kuqezinjtë e Alegrit.