Ancheloti: Nuk jam në dijeni për shkëmbimin tim me Mourinhon

Karlo Ançeloti ka bërë të qartë se është i pasigurt për të ardhmen e tij dhe atë që mund të ndodhë në fund të këtij sezoni, që gjithsesi është historik për skuadrën që drejton, PSG. Tekniku italian përflitet se do të përfundojë në drejtimin e Real Madrid, pasi t'i ketë bërë vend Hoze Murinjos në stolin e parisienëve, ndonëse spekulimet në media të ndryshme flasin edhe për interesim të Romës apo Mançester Sitit."A do të ndërroj pankinën me Hoze Murinjon? Nuk di çfarë të them!", ishte komenti i trajnerit që duket se i ka vënë sytë një eksperience krejtësisht ndryshe në të ardhmen. "Ndoshta drejtoj një kombëtare, nuk është e thënë vetëm atë italiane, mund të jetë edhe e huaj".Më pas, ai ka folur edhe pse PSG vendosi të afronte Bekam, duke lënë të kuptohet se kjo lëvizje nuk ishte vetëm publicitare dhe se në vendim kishte qenë i përfshirë edhe miratimi i tij."Ai është një profesionist i madh, në kundërshtim nga ajo që mund të duket. Ai është i përulur, një person serioz dhe i thjeshtë. E kam drejtuar 6 muaj te Milani dhe këtë radhë desha ta kisha në skuadër edhe në Paris", shpjegoi trajneri italian që nuk e cilësuar një "tragjedi" shortin e  Ligës së Kampioneve që e ka vënë përballë Barcelonës."Shorti i Ligës së Kampioneve na caktoi Barcelonën si kundërshtar. Mund të na ecte më mirë, por edhe më keq. Jam i bindur se arritjet e mëdha kryhen kur luan kundër kundërshtarëve të mëdhenj dhe Barcelona është kundërshtari i duhur për të hyrë në histori", tha ai.