Primera Divizion, "Biget" sigurojnë fitore në javen e 28-të
Real Madrid vazhdon serinë e paraqitjeve pozitive në kampionat. Në "Santiago Bernabeu", madrilenët janë detyruar të bëjnë një përmbysje spektakolare ndaj Majorkës, për të fituar takimin me rezultatin 5-2.Pjesa e parë, pavarësisht një dominimi të madrilenëve, i përket Majorkës, që gjen golin shumë shpejt me anë të Nsue, ndërsa arrin tregohet përsëri më konkrete duke realizuar edhe me Alfaro, kur më parë Higuain kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm. Në pjesen e dytë madrilenëve u mjaftojnë 6 minuta për të kthyer takimin në favorin e tyre, pasi nga minuta 51 deri në minutën 57, gjejnë rrugen e rrjetës Kristiano Ronaldo, Modriç e përsëri Higuain, duke çuar rezultatin në 4-2 për vendasit. Ndërsa Benzema, i aktivizuar edhe ai në pjesën e dytë arrinë të shkruajë emrin e tijë në listen e goleades madrilène për të vulosur rezultatin në shifrat 5-2.Ashtu si madrilenët një fitore të rëndësishme në rrugen drejt titullit kampion ka arritur edhe Barcelona e po ecën me hapa të sigurtë drejt titullit në La Liga. Në Camp Nou, Katalanasit kanë mundur Rajo Vallecanon me rezultat 3-1. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, me autor David Villa I cili zhbllokoj shifrat e ketij takimi. Ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi nga i përhershmi mesi 5 minuta para përfundimit të 45 minutave të para. Pjesa e dytë fillonë me një tjetër gol për yllin argjentinas i cili arrin në kuotën e 42 golave për këtë sezon. Ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Raul Tamudo në minutën e 70-të.Me dopietën e shënuar në këtë jave, Messi e thellon më shumë rekordin e tij duke e çuar atë në 18 ndeshje rradhazi. Në ndeshjet e tjera të Primera divizion në këtë fundjavë janë shënuar këto rezultate:Deportivo - Selta Vigo 3-1Real Sociedad - Valladolid 4-1Getafe - Atletiko Bilbao 1-0Real Madrid - Majorka 5-2Valencia - Real Betis 3-0Malaga - Espanjol 0-2Sevilia - Saragoza 4-0Osasuna - Atletiko Madrid 0-2Barcelona - Ralo Vajekano 3-1 Dhe Granada - Levante 1-1