"France Futboll": Mourinho trajneri më i paguar

E përditshmja franceze “France futboll” pas një studimi të bërë në lidhje me të ardhurat e trajnerëve brenda 1 viti ka arritur në konkluzionin se tekniku më i paguar për vitin që sapo lamë pas është ai i trajnerit të Real Madridit, Hose Mourinjo.Duke analizuar të ardhurat neto nga paga dhe fitimet shtesë nga sponsorizimet dhe pjesëmarrjet në fushatat reklamuese, "France Futboll" arriti në përfundimin se përfitimet e portugezit në vitin e lënë pas ishin prej 14 milionë eurosh, nga të cilat 12 prej pagës dhe dy të tjerë nga të ardhurat shtesë.Vendi i parë për Mourinhon nuk ishte një çudi, duke pasur parasysh që ai është renditur në krye të listës së më të paguarve gjithmonë, me përjashtim të vetëm dy rasteve, që prej kohësh që u vu në drejtimin e Chelsea.Rastet në të cilat Mourinho u rendit i dyti ishin në 2004-n, kur kryesonte Alex Ferguson dhe në 2009-n, dhe kur e kaloi braziliani Luiz Felipe Skolari.Ashtu si në 2011-n, i dyti është italiani Ancelotti, i cili fitoi 12 milionë euro. Megjithatë, fitimet e tij vjetore, në krahasim me një vit më parë, janë reduktuar me 1,5 mln euro.Në vendin e tretë, për shkak të vitit pushim, Guardiola është zëvendësuar nga Lippi, i cili fiton 11 milionë euro si trajneri i Guangzhusë në Kinë.Holandezi Hiddink, në drejtimin e Anzhit në Rusi është i katërti, me 10,8 milionë euro, ndërsa skocezi Dalglish arkëtoi 10 milionë euro, pasi Liverpooli i prishi në mënyrë të njëanshme kontratën gjatë vitit të shkuar.Në listën e trajnerëve më të paguar në botë vijojnë Venger me 9,4 milionë euro, trajneri i Rusisë, Capello me 9,2 mln, Mancini, Ferguson dhe Hose Antonio Kamaço, trajneri i përfaqësues kineze.