"Wall Street Journal": Ja kombëtaret më patriotike
Polemika që ka shpërthyer kohët e fundit në Francë, pas deklaratës së Karim Benzema se nuk ka ndër mend të këndojë himnin kombëtar para ndeshjeve, ka shtyrë gazetën e njohur "Wall Street Journal" që të bëjë një studim mjaft të veçantë.Duke marrë shkas nga Euro 2012, i zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë, gazeta në fjalë ka studiuar videot në momentet e himneve dhe ka zbuluar se në cilat kombëtare këndohet më shumë apo më pak himni nga futbollistët e saj.Kombëtaret më "patriote" rezultojnë ato të Italisë, Anglisë, Greqisë dhe Polonisë, ku 100% e lojtarëve kanë kënduar himnet kombëtare para ndeshjeve.Ndërkohë, ata që kanë më pak "krenari kombëtare" kur këndojnë himnin, rezultojnë të jenë futbollistët rusë, ku vetëm 63.6% e lojtarëve të kësaj përfaqësueseje ku 14 nga 23 futbollistët kanë kënduar himnin para ndeshjeve. Rusët ndiqen shumë afër nga Gjermania, Ukraina, Irlanda dhe Holanda.Në studim nuk bën pjesë përfaqësuesja e Spanjës, e cila ka një himn kombëtar vetëm muzikor, pa tekst që të këndohet.Ja dhe tabela e "krenarisë kombëtare" sipas të përditshmes "Wall Street Journal":Rusia 63.6%, Gjermania 68.2%, Ukraina 72.7%, Irlanda 72.7%, Holanda 72.7%, Suedia 77.3%, Franca 77.3%, Kroacia 86.4%, Portugalia 86.4%, Republika Çeke 90%, Danimarka 90.9%, Polonia 100%, Greqia 100%, Anglia 100%, Italia 100%