Shorti i "Brazil 2014" hidhet me 6 dhjetor
Edhe pse kupës së botës "Brazil 2014" i ka mbetur më shumë se 1 vit për të startuar ethet e këtij eventi madhështor kanë filluar që tani pasi janë përcaktuar datat në të cilat do të luhet.Eventi më i madh sportive që në 2014 do të organizohet në Brazil do të startojë më datën 12 qershor dhe do të vazhdojë deri më 13 korrik. Një muaj ky që pritet të dhurojë emocione të shumta për të gjithë globin dhe sidomos për ata që e dashurojnë futbollin.Po ashtu është përcaktuar edhe data e shortit që do të përcaktojë fazën grupore të kampionatit botëror. Ky short do të hidhet me datën 6 dhjetor në qendrën bregdetare të Kosta de Soup.Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia botërore e futbollit, FIFA. Sipas lajmërimit të FIFA-së, shorti do të fillojë në orën 13:00 me atë lokale, dhe në orën 17:00 sipas kohës së Evropës Qëndrore.Por për të kaluar deri në këtë fazë ne duhet të shijojmë spektaklin dhe emocionet që kombëtaret pritet të dhurojnë në fazen e eliminatorëve "Brazil 2014".