Nadal dhe Sharapova, triumfues në Kaliforni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 08:45
Tenistët Rafael Nadal dhe Maria Sharapova kanë triumfuar në turneun Indian Wells Masters në Kaliforni.Nadal, 11 herë kampion në Grand Slam, në finale ka mposhtur Juan Martinin, ndërsa, në kategorinë e femrave, Sharapova ka mundur Caroline Wozniackin.Në gjysmëfinalen e këtij turneu, tenisti serb Novak Gjokoviç, njëherësh kampion i disa turneve botërore, është mposhtur nga argjentinasi Jan Martin del Potro.