Milani e mund lehtë Palermon
Milani ka vazhduar formën e mirë me një fitore me rezultat 2-0 ndaj Palermos në San Siro, teksa Napoli fitoi pas një ndeshje të vështirë me Atalantan. Milani e filloi shumë mirë ndeshjen. Mario Balotelli e realizoi golin hapës për Rossonerët nga penaltia në minutën e nëntë për 1-0.Në vazhdim Rossonerët dominuan, por edhe Palermo tentoi pa pasur sukses.Fitoren në pjesë të dytë e siguroi Mario Balotelli me një gol për 2-0 në minutën e 66-të.Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Milani shënoi një fitore shumë të rëndësishme.Napoli e kishte një duel të vështirë me Atalantan në shtëpi, ku napolitanët fituan me shumë mund 3-2.Pas javës së 29-të, Milani ka 54 pikë në vendin e tretë, tre më pak se sa Napoli në vendin e dytë dhe shtatë pikë më shumë se Interi në vendin e pestë.