Dhunë gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra, rrihen lojtarët në fushë

Rikthehet sërish dhuna në stadiumet e vendit. Kë radhë është shënuar gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra, ekipe të kategorisë së dytë.Sipas informacioneve më të fundit lojtarët e dy skuadrave janë përleshur me njëri-tjetrin në fushë gjatë pjesë së dytë të ndeshjes duke bërë që të ndërhyjë policia.Mësohet se pasi policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën ndeshja është ndërprerë.Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që raportohet për dhunë në stadium. Vetëm disa ditë më parë, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi u padit nga trajneri i Tiranës Nevil Dede se e kishte kërcënuar gjatë zhvillimit të ndeshjes Besa-Tirana.