“Formula 1”, Raikonen fiton çmimin e parë atë të Australisë

Kimi Raikonen zhvilloi një strategji perfekte gare me vetëm dy ndalesa në bokse për të mundur Fernando Alonson në Çmimin e Madh të Australisë në Formula, 1 duke u bërë fituesi i parë i sezonit 2013.Të gjitha parashikimet për një paraqitje të shkëlqyer të Sebastian Vetel rane posht. Piloti Gjerman u desh të kënaqej vetëm me vendin e tretë, i lënë në hije nga prova e dhuruar nga Lotus dhe Ferrari. Shoku i skuadrës së këtij të fundit, Mark Ueber, u rendit i 6-ti, pas një fillimi shumë të dobët, pas krahëve të Ferrarit të Felipe Masa dhe makinës Mercedes të Luis Hemilton.Gara ishte mjaft entuziazmuese që në startin e saj, kur Vetel nuk arriti të shkëputej nga dyshja e Ferrarit, Masa-Alonso, që kaluan kundërshtarët që kishin para shumë lehtësisht dhe u vunë në ndjekje te kampionit. Por këtij grupi iu bashkua edhe Raikonen, i cili dukej në gjendje të mbante rimtin e kreut.Alsono zhvilloi një strategji të shkëlqyer në ndalesën e tij të dytë për ndërrimin e gomave, duke arritur të kalojë Vetel e Masa që gjendeshin para tij. Por askush nuk kishte parashikuar që Kimi Raikonen do të zhvillonte vetëm dy ndalesa për ndërrime gomash. Piloti i Lotus mbajti një ritëm të lartë gjatë të gjithë garës duke treguar se deklaratat e tij optimiste para fillimit të sezonit nuk ishin rastësore.Si rrjedhojë, finlandezi preu i pari vijën e finishit, ndërsa Alosno doli i dyti pas tij, pas një gare perfekte që do të ishte kurorëzuar padyshim me një fitore nëse Raikonen nuk do të kishte zgjedhur një strategji ekstreme për pistën australiane.Dështimi më i madh i kësaj gare është paraqitja zhgënjyese e skuadrës MekLaren, me Xhenson Baton që doli vetëm i 9-ti, pa qenë asnjëherë protagonist, ndërsa Serxho Perez doli vetëm i 11-ti.