Përmbytjet në Lezhë, 1300 Ha tokë vijojnë të jenë nën ujë

Aktualisht në qarkun e Lezhës janë ende të përmbytura rreth 1 300 hektarë tokë, kryesisht në zonat informale, por sipas shtabit të emergjencave civile në prefekturen e Lezhës, situata është përmirësuar dhe gjithçka po shkon drejt normalitet të plotë.Prefektit i Lezhës Pal Dajçi ka bërë të ditur se është ndërhyrë menjeherë dhe nuk ka zona të izoluara. Sipas Dajçit fatmirësisht nuk ka asnjë shtëpi me prezencë uji brenda ambjenteve apo banorë të avakuar por duhet vepruar menjëherë për të përmirsuar defektet e konstatuara gjatë këtyre ditëve.Masat e marra nga njësite dhe institucionet vendore në Lezhë ishin faktorët kryesorë që ky qark nuk u përballë me emergjenca pas rreshjeve intesive të shiut dhe hapjes se portave në hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit. Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, ndërsa problem gjatë këtyre ditëve kanë qenë vetëm disa akse rrugore të zonave rurale, kryesisht në Mirdite, ku pati rrëshqitje dheu.