Përmbytjet në vend, MB: Ja situata në rrethe

Ministria e Brendshme  ka raportuar lidhur me situatën pas përmbytjeve në vend. Bazuar në të dhënat e orëve të fundit ne Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionet e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror MB ben kete pasqyre te situates:Qarku Shkodër :Nga ndërprerja e reshjeve gjatë ditës sotme niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm dhe sipërfaqja nën ujë vijon në kufijtë e 2000 Ha, ndërsa situta në zonë paraqitet si më poshtë:Komuna Ana e Malit, 201 shtëpi të izoluara nga uji në fshatrat Obot, Muriqan dhe Goricë, ku edhe rrugët e këtyre fshtaravë janë nën ujë, të pakalueshme.Komuna Dajç, aktualisht 30 shtëpi të izoluara nga uji. Familje të evakuar nga ky fshat janë 10 familje. Rruga Shkodër-Dajç është e kalueshme, me veshtirësi vetëm me mjete të larta.Komuna Bërdicë, aktualisht shtëpi të izoluara nga uji 115.Komuna Velipojë.  Rruga Shkodër -Velipojë e kalueshme vetëm për mjetet e larta, pasi tek Ura e Gjo Lulit, në segment rreth 200 m ka prezencë uji.Ng Komisioni i Emergjencave Civile  i Qarkut, i cili po monitoron situatën në vijimësi janë marë këto masa:Është bërë furnizimi me ujë të pijshëm i komunës Ana e Malit me mjetet e PMNZSH-së.Është dhënë ndihma mjeksore në një rast urgjence shëndetsore në fshatin Obot nga Forcat e FNSH dhe personelit shëndetsor parësor.Është furnizuar me ujë të pijshëm komuna Bërdicë duke u rivënë në punë stacioni i pompave.Efektivat e Drejtorisë Policisë së qarkut gjatë gjithë kohës qënë e janë në gatishmëri në ruajtje të qetësisë dhe të pronës. Komisioni i Emergjencave Civile i qarkut nën drejtimin e Prefektes së qarkut vazhdon monitorimin e situatës në bashkëpunim me drejtuesit e njësive vendore dhe struktrave të qarkut për përballimin e situatës krijuar nga reshjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve.Qarku VlorëNë qarkun e Vlorës, reshjet kanë pushuar dhe situata është përmirësuar ndjeshëm.Lumit Vjosa pothuaj është rikthyer në shtratin e tij dhe aksi i rrugës vketër Ura e Mifolit - Novoselë  është bërë i kalueshëm për të gjitha mjetet.Familje të evakuaragjithsej janë 30 familje dhe 30 familet e tjera janë kthyer në shtëpitë e tyre.Qarku FierEdhe në qarkun e Fierit situata pothuaj është normalizuar, pasi lumi Vjosë është kthyer në shtratin dhe niveli po lulet vazhdimisht, duke mos përbërë më asnjë shqetësim për banorët. Në të gjithë zonën e prekur nga përmbytjet tani janë vetëm rreth 70 ha nën ujë. Edhe niveli i lumit Seman karënë duke u kthyer në shtratin e tij.Qarku DurrësSituata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë.Në gjithë qarkun po punohet për eleminimin e pasojave të përmbytjeve të ditës së djeshme. Rruga e Currilave e cila u bllokua dje nga rrëshqitjet e dherave sot u hap dhe po punohet për pastrimin e plotë të rrugës. Stacionet e PMNZSH së qarkut, po ndihmojnë sot për largimin e ujrave në zonën e stacionit të trenit, Durrës.Qarku LezhëDeri në orën 12:00 të ditës sotme situata është përmiresuar ndjeshëm, pasi rreshjet janë ndërprerë dhe niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë është në rënie.Siperfaqet e tokave bujqësore me prezencë uji janë duke u ulur dhe aktualisht janë:Në zonen e Zadrimës tani janë në prezencë uji vetëm 50 ha, në Komunat Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet;Në zonen e Bregut të Matës 200 ha nën ujë, në komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll;Në zonen Fushë Gjormë 50 ha nën ujë, në Bashkinë Laç, Mamurras e Kom.Në zonen Fushë Mamurras është larguar plotësisht prezenca e ujit.Në kënetën e Kakariqit 1000 ha, nën ujë.Të gjithë hidrovorët vazhdojnë punën me kapacitet të plotë.Qarku KorçëNë përgjithësi situata në qarkun e Korçës është e mirë, ka patur reshje të dobta dëbore, por pa krijuar probleme.Qarku KukësEdhe në qarkun e Kukësit situata vazhdon të jetë normale, pa reshje, me temperatura deri në -1 gradë. Nuk ka probleme me qarkullimine mjeteve në akset rrugore nacionale dhe rurale.ndërkaq  në kaskadën e Drinit paraqitet kjo situatë:H / C    Kuota max (m)    Kuota aktuale (m)    Prurjet anesore (m)    prurjet ne total (m3/sek))Shkark. nga agregatet   (m3/sek)    Shkark.anesore (m3/sek)    shkarkimne total (m3/sek)FIERZA    296    291.26        1100KOMAN    176    172.69    270    530    670        670V.DEJES    76    74.42    60    760    450    400    850