Ps vazhdon të deklarojë 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën
Partia Socialiste nëpërmjet një konfernce për shtyp nëpërmjet sekretarit të rinisë dhe emigracionit Erjon Veliaj, ka deklaruar se do të vijojë të publikojë 100 arsyet pse nuk duhet votuar më qeveria më 23 Qershor.Në këtë deklaratë Veliaj u shpreh: “Arsyeja e dytë pse nuk duhet votuar më qeveria në 23 Qershor, është zhgënjimi i të rinjve. Qeveria i harroi të rinjtë, vetëm një në tre prej tyre është i punësuar. Parimi është që të mos votohet më ai që ka gënjyer një here. Më 23 Qershor, të mos i japim më mundësi qeverisë të na gënjejë sërish.”Këtë deklaratë Partia Socialiste e bëri në vijim të konferencës për shtyp të ditës së djeshme ku deputeti deputei sajmir Tahiri tha se PS-ja do të japë këto ditë 100 arsyet se përse shqiptarët nuk duhet ta votojnë Sali Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit.Duke filluar nga dita e djeshme Partia Socialiste do të paraqesë të gjitha ato që ajo i cilëson si skandale korruptive të qeverisë deri në përfundim të 100 ditëve të mandatit të saj.