Kavajë, gjendet trupi i pajetë i një personi në plazhin e Gjeneralit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2013, 12:48
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Kavajë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima, ende i paidentifikuar, është i seksit mashkull, rreth 30 vjeç dhe është gjetur në breg të detit, në plazhin e Gjeneralit.Duket se kanë qenë banorët rreth zonës ata që e kanë parë fillimisht trupin dhe më pas kanë njoftuar autoritetet e policisë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit dhe do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identifikimin e tij, ndërsa raportohet paraprakisht se kufoma kishte filluar të dekompozohej.