Talat Xhaferri në “Tonight Ilva Tare” në RTV "Ora News"

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferri, emërimi i të cilit mjaftoi të shkaktonte një valë të re tensionesh midis maqedonasve dhe shqiptarëve, për shkak të së shkuarës së tij si komandant i UÇK-së në vitin 2001, ishte i ftuar në një intervistë eksluzive në emisionin  “Tonight Ilva Tare”, në Radio Televizionin “Ora News”.Edhe pse mardhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve duan shumë pak për tu acaruar, Xhaferri shprehet i bindur se nuk do të përsëritet më konflikti i armatosur i vitit 2001."Protestat e fundit në Maqedoni u nxitën nga opozita maqedonase e cila do të përfitojë në mënyrë elektorale. Nuk do të ketë konflikt të ri të armatosur në Maqedoni, për faktin se shumë çështje dhe shumë sende në rajon kanë ndryshuar. Shqiptarët e Shqipërisë janë pjesë e NATO-s. Kemi një shtet të dytë të pavarur, mardhëniet ndërkombëtare në rajon kanë ecur përpara, dhe faktori ndërkombëtar nuk do ta pranonte një gjë të tillë".Pyetjes nëse për hir të interesave kombëtare a do të bashkoheni me PDSh-në, Xhaferri ju përgjigj:" Po! Një bashkim është i mundur, por ky bashkim nuk bëhet për shkak të vendimeve politike që bëjnë subjektet politike".Deklaratën e kryeministrit, Nikola Gruevski dhe njëkohësisht lideri i VMRO-DPMNE, të bërë dy ditë më parë në Kërçovë, që nuk do ti lëmë ta shndërrojnë Maqedoninë në Shqipëri, Talat Xhaferri i komentoi si deklarata me sfond të qartë elektoral të bëra nga një kryetar partie.Kurse për pyetjen se çfarë qëndrimi keni atëherë ju për retorikën që po përdor së fundmi Tirana zyrtare për Bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe si e shikoni ju këtë bashkim, Talat Xhaferri tha:"Bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë në Evropën e Bashkuar. Bashkimi i shqiptarëve është bashkim shpirtëror për faktin që liberalizimi i vizave në BE dhe në rajon janë realizuar, shqiptarët mund të lëvizin të lirë".