PD: PS ka frikë nga vota e 16-vjeçarëve, mungesa e kohës thjesht justifikim

Partia Demokratike ka risjellë edhe sot në vëmendje debatin e hapur për përfshirjen në votime të 16 vjecarëve. Në një dalje për mediat zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi,  akuzoi PS se ka frikë nga vota e të rinjve, duke e vlerësuar pretendimin e tyre për mungesë kohe, thjesht një justifikim."Kryeministri Sali Berisha ka ndjekur me interes debatin për votimin në zgjedhjet e 23 qershorit të 16 vjeçarëve, çështje e cila në tërësi ka gjetur një mbështetje të gjerë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është i bindur, se frika e disave nga vota e 16 vjecarëve është kryekëput e pajustifikuar! Ne jemi kombi më i ri në Europë, të drejtën e votës 16 vjecarëve iu a kanë njohur vende dhe kombe me moshë mesatare shume më të madhe se sa shqiptarët. Frika nga vota e 16 vjeçarëve nuk i bën nder asnjë njeriu edhe për faktin se 16 vjecarët sot kanë informacion për realitetin dhe botën dhjetëra e dhjetëra herë më shume se ç' kishin moshatarët e tyre dekada më parë. Pretendimet e vështirësive teknike të listave të zgjedhësve për ata që bëjnë "papagallin" janë thjesht padije ose keqdashje ndaj votës së 16 vjeçarëve. Përfshirja e emrave të tyre në listat e zgjedhësve mund të kryhet brenda një ore. Ne kemi sistemin dixhital më të avancuar, të gjendjes civile dhe listave të zgjedhësve. Pretendimi tjetër se nuk mund të bëhet me shpejtësi ndryshimi i Kushtetutës nuk është bindës as nga praktika shqiptare as edhe nga ajo ndërkombëtare", tha Vorpsi.E ndërsa PS e kundërshton realizimin e kësaj nisme edhe me ndryshimet kushtetuese, Vorpsi deklaroi se gjithmonë  marrëveshjet e mëdha konsensuale kanë vlerën e frymës së Kushtetutës dhe janë shoqëruar dhe shoqërohen me ndryshime të gërmës respektive te saj."Së dyti në një Republikë Paralamentare zgjerimi në kufijtë e mundshëm i trupës elektorale, vetëm se konsolidon më shumë kushtetutshmërinë e një vendi dhe qeverisjes së tij dhe së fundi, ky do të ishte teknikisht ndryshimi me anodinë i Kushtetutës, ndryshimi vetëm i 18 në 16 vjeç, pra më i thjeshti teknikisht për tu realizuar" tha më tej ajo.Partia Demokratike fton 16 vjeçarët të mos dëshprohen nga qëndrimi i disa individëve keqdashës apo fatkeq me rininë e tyre të shterrur dhe aq më pak nga ata që për motive politike kanë frike nga vota e bukur plot energji.