Sekuestrohen 20 kg marijuanë në Igumenicë, në pranga 24-vjeçari shqiptar

Një sasi prej 20 kg marijuanë i është sekuestruar ditën e sotme një 24-vjeçari shqiptar nga policia greke e Igumenicës.Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako dhe ishte fshehur poshtë sediljeve të makinës së 24-vjeçarit shqiptar.Policia greke ka ndaluar makinën në portin e Igumenicës, pasi do të udhëtonte me traget drejt Italisë, dhe ka arrestuar 24-vjeçarin.Gjithashtu edhe portin e Patras, policia greke ka ndaluar një furgon, ku ishin fshehur 116 kg marijuana.Policia greke ka ndaluar ndaloi drejtuesin e furgonit, një tjetër shtetas shqiptar, që do të udhëtonte drejt Italisë.