Tiranë, përmbyset makina, plagoset drejtuesja e mjetit

Vendosja e semaforëve në rrugën “Dritan Hoxha në Tiranë nuk shmang aksidentet e shpeshta në këtë segment.Një aksident spektakolar ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ku një makinë është përmbysur dhe si pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për mjekim në spitalin ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është shpejtësia e mjetit dhe manovrimet e gabuara të drejtueses, por policia po heton edhe mbi pista të tjera.