Alergjitë e stinës, 30% e alergjikëve kalojnë në astmë

Stina e pranverës mban me veten dhe riskun e shtimit të alergjive.Ndotja është shkaku i parë i alergjive të stinës që nga OBSH është vlerësuar se 80% e pacinetëve preken për shkak të ndotjes së ambjentit ndërsa 20% e rasteve vijnë për shkak të rritjes së menjëhershme të temperaturave dhe kontaktit me disa lloje barësh. Të gjitha moshat preken nga alergjitë, por mjekët shohin me shqetësim fëmijët të cilët edhe pse pa mbushur një vjeç kërkojnë ndihmën e mjekëve.Mjekja alergologe në poliklinikën e specialiteteve, Mira Xhixha, thotë se është koha për të parandaluar këto alergji nëse do të tregojmë kujdes.Simptomat, përveç skuqjes është edhe vështirësia në frymëmarrje. Nëse neglizhohet apo nëse një pacient merr një mjekim të gabuar, nga një alergji e thjeshtë, pasojat shkojnë deri në astmë bronkiale.Në raportin e saj, OBSH gjithashtu bënë të ditur se më shumë se 30% e alergjikëve bëhen me astëm për shkak se nuk kurohen në kohë dhe siç duhet nga mjeku specialist. Bluzat e bardha bëjnë apel të shmangen ambjentet e ndotura, prezencat e helmeve dhe në anën tjetër të mos neglizhohet asnjë rast kur shfaqen këto simptoma.