Korçë, reshjet e dëborës krijojnë probleme në qarkullimin e mjeteve

Rreshjet e dëborës të rëna gjatë natës në rrethin e Korçës, kanë shkaktuar mjaftë probleme në qarkullimin e mjeteve në këtë zonë.Problematikat më të mëdha rezultojnë të jenë në në rrugën nga Maliqi deri në Pogradec. Kritike gjithashtu situata është në Qafë Qarri, Qafë Plloç dhe Qafë Thanë, pasi në këto zona reshjet e dëborës vazhdojnë të bien.Në pikat turistike të Korçës, në Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e dëborës ka arritur nga 10-30 cm.Aksi rrugor Qafë Thanë-Prrenjas është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.Për shkak të dëborës në qarkun e Korçës, është hedhur kripë dhe skorje në rrugë, gjithashtu edhe  borëpastrueset po punojnë në terren.Policia e Korçës u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit.