Alket Rizai mban peng gardianët e burgut në Greqi
Vazhdojnë negociatat me shqiptarin Alket Rizai, i cili që mbrëmjes së djeshme ka marrë peng 4 zyrtarë të burgut ku ai kryente dënimin, në burgun e Malandrinos në Greqi. Gjatë natës avokati i tij i ka kërkuar që ai të lirojë pengjet, por ka gjetur rezistencë të fortë nga ana e Alket Rizait i cili kërkon një automjet për tu latguar nga burgu."Alket, të përgjërohem që të japin fund menjëherë dhe të shpëtojmë jetën e njerëzve të pafajshëm. Pas kësaj unë do të mbroj jetën tënde. Me qetësi ti dorëzo armët dhe gjithçka përfundon . Ju lutem, si një avokat dhe ju e konsideronin mikun tuaj pas kaq shumë vitesh të partneritetit tonë dhe gjykimeve ti japim fund ankthit" i është drejtuar avokati RizaitSipas mediave greke i riu shqiptar insiston që të autoritete greke ti sigurojnë një automjet që ai të mund të arratistet në të kundërtën do të ndodh diçka e rëndë."Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Do presim fundin e kësaj pune. Më sillni një makinë dhe unë do t'i liroj pengjet e do largohem" ka thënë Rizai.Alket Rizai është i njohur për autoritetet greke, pasi ka shpëtuar dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas.Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.