Ndërron jetë një nga mbështetësit e Elvis Roshit
Gjendet i vdekur në banesën e tij shtetasi Ruzhdi Aliu.47- vjeçari ishte një nga mbështetësit e Elvis Roshit dhe një nga 7 të arrestuarit gjatë protestës përpara komisariatit të Kavajës. Aliu, ka ndërruar jetë në banesën e tij në Kavajë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.Sipas burimeve të policisë vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale dhe ndërkohë pritet dhe dalja e ekpertizës mjeko- ligjore për të treguar shkakun e vërtetë të vdekjes se Aliut. Ruzhdi Aliu u arrestua të djelën e kaluar gjatë protestës së zhvilluar për lirimn e kryebashkiakut Roshi.Gjatë protestës u arrestuan 7 persona. Lirimi i Elvis Roshit nga Gjykata e Kavajës u bë 4 ditë më parë pas qëndrimit të tij prej 48 orëve nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Roshi u arrestua pas denoncimit të bërë nga trajneri i Klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili pretendonte që Roshi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij gjatë ndeshjes mes Besës dhe Tiranës.